NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
    19 hours ago
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    2 days ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: FARUK MYRTAJ/ Nëna nuk pretendohet. Ajo është. Ose nuk është. Kjo Mother Terezë është (edhe) e shqiptarëve
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
Kryesore Politikë
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

FARUK MYRTAJ/ Nëna nuk pretendohet. Ajo është. Ose nuk është. Kjo Mother Terezë është (edhe) e shqiptarëve

Neutrale
Last updated: 2022/09/25 at 8:14 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

S’ka asgjë të keqe kur themi: Nënë Tereza është e shqiptarëve…

E tyre ka qenë, gjithnjë, si edhe tanimë, kur duket se të tjerët kanë hequr dorë prej mëtimit të saj. Ngaqë nëna nuk pretendohet. Ajo është. Ose nuk është.

Por, me se s’bën, duhet të shtyhemi më tej: zakonisht, nuk kërkohen prova nëse dikush është nëna e bijëve. Ndodh natyrshëm e kundërta: a janë bijtë të saj? A janë vazhdues të saj? A bëjnë të nderohen si të sajtë? A e nderojnë, në vdekje e në gjallje prindin? A e kanë njohur prindin, në plotërinë si qenie njerezore? A i dinë, më në fund, inspirimet e tyre?

Në këtë kuptim, shqiptarëve u janë kërkuar, u kërkohen dhe do t’u kërkohen pafundësisht “prova në natyrë” si trashëgimtarë të Nënë Terezës; prova, të pakushtëzuara prej kohëve politike, prej rrekjeve të të tjerëve për ta pasur Nënë Terezën të tyren, joshje prej ideologjive politike e fetare dhe, natyrisht, kurrësesi për të përvetësuar një trashëgimi që s’mund të jetë e kujtdo, madje edhe sikur vazhdimësia e ADN-së të jetë katërcipërisht e provuar.

Edhe kur Bota (pjesa e “botës pa Shqipërinë”!) çmonte e nderonte Gonxhe Bojaxhiun duke e madhuar fëmijën e lindur shqiptare për ta promovuar si “Nënë” tejkombëtare, edhe kur Akademia e Stokholmit e shpallte atë “Nobel të Paqes”, ne (që gjithnjë shqiptarë, si ajo kemi qenë) nuk e thamë dot fjalën tonë. Shumica nuk e dinin fare. As ekzistencën e saj, as përkatësinë kombiare, e jo më dimensionin real, shpirtin e madh që për mrekulli ishte strehuar në atë trup të vogël, dhe më madhërisht akoma: të një kombi që fatalisht erdhi dhe u vogëlua gjeografikisht. Nuk dinim thuajse asgjë për tashmë-Nobelisten, edhe pse gjithkund e gjithkujt ia kërkonim ‘origjinën’ shqiptare, (gjer edhe Napoleonit të Francës!), numëronim perandorët, sulltanët e vezirët që u kishin shërbyer atyre që kishin ardhur dhe ikur nga trojet tona (se gjithë invadorët ikin një ditë), por nuk kujtoheshim të pranonim nderin që një shqiptare e zakonshme kishte bërë rrugë të gjatë në kahjen e shkuarjes shpirtërore të Njeriut tek Ati dhe Biri shpirtëror, si udhë për tek Allmighty, I Plotëfuqishmi. Matanë kufirit shihnim vetëm ‘të huaj’ dhe ‘armiq’. Nuk shkonim ndërmend se s’kishte Ikje Pa Kthim për bijtë e bijat.

Në të vërtetë nuk ka pasur e s’ka si të ketë Ikje të tyre. Ata janë të tillë, kudo ku janë. Ashtu siç janë. Edhe kur do t’i donim diçka më ndryshe, më shumë njerëz…

AJO shpallej Nobel e Paqes, por ne kërkonim Nobël për “kështjellën e pamposhtur të vendit të vetëm më të lumtur socialist të Botës (-pa ne!)”

Por edhe më pas, mezi u kandisëm ta prisnim, në hall të madh se mos shkelnim Kushtetutën e vetme anti-Zot në botë; edhe më vonë nuk u ndjemë (kam drojtje se endè nuk bëhemi gjithësisht) bashkë për të qenë pasues të thelbit të Saj, dëgjues të pulsit të zemrës së Saj.

Gjer pak vite më parë, kur pjesa tjetër e botës ( gjeografikisht tashmë i ishim bashkuar) po e shndërronte Atë në dritë, nuk e ndjemë dot nevojën e iluminimit tonë si njerëz, dhe as përfituam dot prej Saj, që ishte pohuar si element që inspironte me shpejtësi të dritës…

Kam joshje jo aq të drojtur, se tani (që shpëtuam prej mëtonjësve të tjerë, të huaj) na duhet të merremi me “tëhuajësinë brenda vetes sonë”. Eshtë e njëjta luftë, që kërkon betejën e radhës.

Kam shpresë se “të tjerët’, “të huajtë si komb”, e kanë pranuar “humbjen e Mother Terëzës” si diferencë vetëm të ADN-së. Dhe e kanë mbajtur (edhe ata) siç e posedojnë edhe kombe të tjerë, tërë “kombi Njerëzim”, pikërisht për shkak të dimensionit që ajo inspiroi. Kështu, (edhe) ata e kanë Terezën nënë, as më pak e as më shumë se ne, shqiptarët. Nëse e kanë mëtuar ndryshe, pashmangshëm do të duhet të marrin vesh se e kanë humbur vetë këtë betejë dhe sinqerisht është mirë të shpresojmë se janë duke e bërë këtë vetëçlirim, në heshtje jetimësh…

Në të njëjtën kohë, ne shqiptarëve na duhet të pohojmë më shumë se këtë përkatësi (njëjtësinë e ADN-së), që realisht nuk se është ndonjë meritë e madhe e ne të gjallëve. Madje, nëse harxhuam aq energji e kohë dhe ngritëm aq shumë tollombace për të bindur edhe qiellin se AJO është Jona, (gjë të cilën absolutisht e gjithë Bota pa Ne- e dinte), më e udhës do të kishte qenë të investonim në atë që bëjmë mirë të vazhdojmë ta ndjejmë si mungesë; së paku si nevojë për plotërim të vazhdueshëm.

Ajo tashmë nuk është trup, është shpirt i lirë prej detyrimeve tokësore. Ndaj edhe prirem të kujtoj veten se ne shqiptarëve nuk na mjafton më ADN-ja e qelizës fizike, që të jetë e të mbetet Jona, dhe që ne të mbetemi të sajët. Kërkohet, na duhet, nuk bëhet dot, pa “ADN-në shpirtërore”, atë të sjelljes, të frymës, të prirjes, të shembullit, të tolerancës, të dhimbshurisë e përkushtimit, të mëshirës ndaj tjetrit, mëshirë që në trajtë tjetër e presim dhe e meritojmë të gjithë. Ndaj vetes dhe ndaj cilësdo qenie të gjallë…

Kjo Nënë Terezë është ajo që na vjen papushim si lajm i madh, si lajm i Shpirtrave të Lirë, zemrave çliruar prej trupit, materiales, kufijve fizikë e atyre kombëtarë, ideologjikë e fetarë. Ky lajm përherë i ri, duhet gëzuar.

Kjo Mother Tereza, kjo Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhi, është (edhe) e shqiptarëve!

(2010)

Neutrale September 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit
19 hours ago
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
2 days ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
2 days ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
2 days ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
4 days ago

Berisha: Rama gllabëroi Livadhin dhe kanionin e Gjipesë, projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?