Kryeministri Edi Rama nga foltorja e OKB-së është shprehur:NUK DO TË NDALEMI KURRË SË NDERUARI TË VËRTETËN E LIRISË SË KOSOVËS dhe askush, në emër të askujt, nuk mund të hedhë asnjë grimë balte mbi ATA QË DHANË JETËN PËR PAVARËSI🙏
Raporti i Dick Marty kurrë nuk duhej të ishte besuar
Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri.
Në “Facebook”, kryeministri Rama ka ripostuar sot videon e fjalës së plotë të tij.

