Ndarja nga jeta e piktorit të shquar Sali Shijaku, ka pikëlluar veç familjes dhe miqve edhe opinionin publik.
Ndër ata që kanë përcjellë mesazhe dhimbje e ngushëllime është edhe Lulzim Basha, ish kryetar i PD-së.
Ja mesazhi i tij:
Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të piktorit dhe artistit të madh Sali Shijaku. Ai i la trashëgim kulturës tonë një arkivë të pashoqe ngjyrash dhe jete në telajo. Ikja e tij nga kjo jetë lë pas një zbrazëti për familjen, miqtë dhe admiruesit e artit të tij elegant.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe!

