Ky koalicion nuk ka lidhje me “ekstremin e djathtë”, ashtu si grupe majtiste me keq dashje përpiqen ta quajnë, gje qe e ndesh ndonje here gabimisht edhe ne median tone.
Ai eshte nje Koalicion i familjes europeiste, i afert me PD, me nuanca konservatore.
Aty ben pjese Forca Italia e Berlusconit, antare e PPE, disa here Kryeminister i Italise, i njohur per europeismin e thelle.
Eshte Lega e Salvinit, ish minister i qeverive italiane europeiste.
Ben pjese UDC e Cesa, nje grupim ky i qendres se djathte, antar i PPE.
Ne krye te ketij koalicionit vlerash qendron Fratelli d’Italia e Melonit, probabilisht Kryeministria e ardheshme e Italise, ish ministre e Qeverise se Berlusconit.
Meloni eshte nje politikane shume transparente, e vendosur ne pozicionet e saj pro euroatlantike.
Ajo eshte koshiente dhe e qarte per forcimin e maredhenieve me Shqiperine e Rajonin tone, pershpejtimin e integrimit europian, rolit esencial te Italise ne kete proces.
Per rolin e rendesishem te Italise ne Ballkanin Perendimor e te pozicionit thelbesor te Shqiperise per kete kete qellim stabilizues per te gjithe.
Pa dyshim nje faktor pozitiv me rendesi te vecante per keto procese ka dhe emigracioni shqiptar ne Itali, e vleresur kjo qartesisht nga ai Koalicion.
Eshte pa dyshim kjo prezence shqiptare aty, qe neser me voten e saj do te reshtohet me fituesit, duke u faktorizuar keshtu edhe me shume.
Urimet me mira per Koalicionin e djathte.
Vota e shqiptareve duhet te jete per ate.



