Sapo lexova me një frymë monografinë e kompletuar me të dy vëllimet, “Lazarati në rrjedhat e historisë“ të shkruar nga personalitetet e shquara të komunitetit tonë, Dr. Islam Buci, Dr. Hodo Çelo, Hito Brahimi, Niazi Mahmuti dhe Sali Rabi (vëllimi i parë botuar në vitin 2013).
Nëpërmjet kësaj ftese mjaft elegante për të njohur vetveten, autorët me objektivitet të admirueshëm shkencor, analizë të thellë e të gjithanshme, bibliografi të pasur dhe gjuhë plot kolorit, n’a kanë dhënë një histori objektive e gjithëpërfshirëse të Lazëratit tonë që nga lashtësia (aq sa është e mundur), e deri më sot.
Një sukses i padiskutueshëm, kjo monografi është një gur i rëndë themeli në historinë dhe kulturën e shkruar të komunitetit tonë që ka filluar të begatohet me vepra të këtij kalibri.
Urimet më të përzemërta autorëve për realizimin me sukses të kësaj sipërmarrjeje gjigande!
Mirupafshim në fshat më 8 tetor 2022 në promovimin e veprës nga Shoqata “Lazërati”!


