Erdhi Vjeshta
Rrugicat e mia
Morën të verdhën
Në sy, fl okë e vetulla…
Nga gjethet e rëna
Shkujdesur nëpër djerra
Në udhë, pragje, ferra…
Bashkë me gjethen
Kujtimet pranverore
Me veren bëhen bashkë;
Udhëtojnë nxitimthit
Me eren lozonjare
Rrugicave të qytetit,
Të zemrës e të shpirtit.
Vjeshtën e artë
Pa fund e dua,
Gjethet ranë
E degët mbetën,
Si gishti pa thua…
Trungu i vetem
Si perandor qëndron
Nga froni lajmëron
Një dimër që vjen,
Një stinë që po shkon .

