Ish presidenti Ilir Meta mbrëmë në një interviste televizive tha, se disponon fakte dhe dosje kundër kryeministrit Edi Rama.
Ai tha gjithashtu se është i pastër në çdo drejtim dhe ka kallëzuar në SPAK anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.
“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje.
Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha.
Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu.
Çfarë fëlliqësirash janë sot në autoritet që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë.
Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”.

