Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë- Shkodër
Mësohet se një grua është përplasur nga një automjet pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend.
Drejtuesi pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për identitetin e viktimës apo të drejtuesit që bëri aksidentin.

