Sot 5 vjet pa u kthyer në Shqipëri, larguar nga miqtë e shokët, larguar nga toka ime, larguar nga gjuha e vendit tim.
Sot 5 vjet pa u takuar me nënën time të shtrenjtë, larg nga motrat, nga vellai larg nga nipër e mbesa, larg kushërinjve dhe kushërirave, larg gurëve të sokakëve të vendlindjes.
Sot 5 vjet pa shkuar dot tek varri i babit tim të shtrenjtë, pa shkuar ti çoj dot një tufë lulesh të freskëta, pa mundur të ulem pranë varrit dhe të bisedoj shtruar me të, të qaj hallet, ti rrëfej mbi dhimbjet që sjell kurbeti.
Sot 5 vjet pa takuar ish kolegët e profesionit im, larguar nga kompjuteri, nga llogaritë, nga faturat, nga bisedat dhe debatet profesionale me kolegët e mi.
Sot 5 vjet dhimbje për largësinë nga atdheu, dhimbje për atë çka po kalon atdheu, dhimbje për braktiset masive të të rinjve, dhimbje për zbrazëtine që është krijuar, për gurët dhe barin që nuk i shkelin më këmbët e fëmijëve dhe të të rinjve.
Sot 5 vjet pa u kthyer, me luftë, sakrifica për të mbijetuar, përpjekje për një jetë më të mirë, gëzim në sy kur shikoj bashkëqytetarë që reagojnë, që ngrihen në protesta për liri e demokraci.
Sot 5 vjet dhimbje malli, por edhe shpresë për një të ardhme më të mirë, me vullnetin e Zotit dhe me përkushtimin tonë.
Sot 5 vjet…, !



