Komisioni bipartizan drejtohet nga Anila Denaj e PS dhe Dhurata Çupi e PD.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kishte thënë më parë se nuk do të shtyhej ky afat..
Sot në Kuvend u njoftua dakortësia në Konferencën e Kryetarëve për të shtyrë afatin e punës së këtij komisioni deri në datën 21 Tetor.
Kujtojmë se mandati i këtij komisioni përfundonte në 30 Shtator.
Kjo shtyrje u votua gjatë seancës nga 101 deputetë.
Bashkëkryetarja socialiste e këtij Komisioni nuk e mohon se mund të ketë shtim të bashkive, por jo të shkohet në numrin 91 siç kërkon opozita.

