Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në kryeqytetin e Kosovës ku zhvillohet Samiti Dixhital 5, i cili simbas saj krijon mundësi të mëdha bashkëpunimi në rajon edhe në lidhje me sigurinë kibernetike.
Ja shënimi i saj në “Facebook”:
📍Prishtinë, në Samitin Dixhital të 5 për Ballkanin Perëndimor. Një nisëm që tregon angazhimin për të punuar ngushtësisht të gjithë së bashku në transformimin dixhital të rajonit. Krijimi i një tregu të përbashkët dixhital, si dhe zhvillimi i mëtejshëm teknologjik, krijon një mori mundësish 🤝bashkëpunimi në shumë sektorë të rëndësishëm. Zhvillimi dixhital rrit nevojën për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike. Shqipëria mbetet e angazhuar për të zhvilluar infrastrukturë dixhitale të sigurtë e të qëndrueshme, bazuar mbi parimin e bashkëpunimit.



