Sipas MeteoAlb, vendi jonë mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës, ku orët me diell do të jenë të shumta gjatë paradites. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

