Jo, nuk e kam takuar George Soros, madje as Aleksin, birin e tij…
Viti 1996…
Fondacioni Soros inicion një Program të quajtur Tirana 2000 për rikonstruksionin e kopshteve e shkollave 8-vjeçare e gjimnazeve në qytetin e Tiranës.
Në verë 1996 tek Piramida bahet parakualifikimi nga Fondacioni mes 200 firmave nga gjithë Shqipnia.
Kualifikohemi si firmë nga Elbasani (atëherë isha rezident atje) drejt e drejt mes 19 firmave ndërtimi të tjera për punime të mëdha që nënkuptonin sipërmarrje 1 milion dollarë e sipër.
Në kohë lufte në 1997 Fondacioni na provon me rikonstruksionin e Kopshtit në Lagje Vullnetari në Elbasan.
Ja dalim me sukses pritshmërive megjithëse kohë bandash e kohë gjobash që të fortët tentonin të vinin.
Viti 98, shtator-dhjetor.
Soros fton 20 firmat në tendera.
Në dhjetor 98 fitojmë dy tendera që u banë brenda dite si firmë për shkollat “Sabaudin Gabrani” e “Vasil Shanto”.
Fondacioni e kish parim që jepte vetëm nji objekt.
Na thirrën me zgjedhë.
Zgjodhëm Vasil Shanton.
Fondet e projektit Tirana 2000 ishin në raporte financimi, 50% Fondacioni e 50% Ministria e Arsimit, por Soros kish vu kushtin që ndjekjen e punimeve e financimin e tyre do e bante ai me stafin inxhiniero-teknik të tij.
Na thirri si staf firme Drejtori i Programit një ing.kosovaro-suedez, Faruk e kish emrin.
Na tha: U ka premtu kush nga Ministria për të fitu tender ?
Jo- ishte përgjigjja jonë e vërtetë.
Ok, vazhdoi ai, mora vesh që keni dhanë ryshfet për tenderin kun jo vetëm do ju ndërpres kontratën, por edhe do lajmëroj donatorë të tjerë mos me punu me ju.
Tenderin e keni fitu vetë, tha duke mbaru, pasi rregullat që kemi vendosë nuk lejojnë hile.
Na dha dorën e u ndamë.
Pas pak ditësh mora vesh rregullin. Fare i thjeshtë e i drejtë. Mblidheshin ofertat e 20 firmave, pjestoheshin për 20 dhe kush ish +/- ma afer vlerës mesatare fitonte tenderin.
Fund 1999.
Punimet në objekt kishin avancu ma mirë se grafiku i punimeve.
Na thrrasin tek zyrat e Fondacionit.
Na venë para një marrveshje, ku ne si firmë duhej që rreth 200 mijë dollarë vlerë kontrate punimesh metalike duhej që t’ia transferonim një firme tjetër. Pashë preventivin, që më vunë para dhe ish abuziv pasi vlera që do merrnin kta të dytët nga Fondacioni ish rreth 270 mijë dollarë, pra 70 mijë ma shumë se ne që ishim fitues të kontratës. U thashë që kto janë çmime abuzive dhe unë kto punime i përballoj brenda çmimit të kontratës e sipas projektit.
U ndamë atë ditë ftohtë me shefin shqiptar të Fondacionit nji farë K. M.
Të nesërmen, ky person, kërkoi nga Presidenti i Firmës( im vjehërr) që un të mos isha ma pjesë e bashkpunimit dhe e kontakteve me Soros pasi i kisha akuzu për korrupsion e për rrjedhojë, të mos figuroja ma as si ekspert i ndjekjes dhe zbatimit të punimeve.
Kjo Non-Grata zgjat qysh atë ditë e mas me ta e të tjerë…
Un i ndoqa punimet dhe i zbatova projektet deri në mbyllje përfundimtare të objektit pa i lanë me më cënu kontratën asnjë cent.
Një përshkrim i gjatë ky, por shembull sesi lëvizin ingranazhet nëpër fondacione

