Policia helene ka zbuluar në Greqi sasinë më të madhe të bimëve të kanabisit gjatë kohëve të fundit.
Platacioni është identifikuar në një zonë të paarritshme në Olimp.
Pikërisht në malin e shenjtë janë zbuluar 5052 fidanë.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy shqiptarë, si të dyshuar për ndërtimin e “fermës”
Mediat vendase raportojnë se në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje, shkruajnë mediat.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me asistencën e Shërbimit të Transportit Ajror të Zjarrfikësve.

