Çdo vit, më 21 shtator, mbarë bota feston “Ditën Ndërkombëtare të Paqes”. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë ditë për t’iu përkushtuar forcimit të idealeve të paqes, qoftë brenda ashtu edhe ndërmjet vendeve dhe popujve.
Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, dhe këtë vit shënon 68 vjetorin e Kambanës së Paqes, e cila çdo vit bie në këtë ditë.
Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.
Që atëherë, për më tepër se gjysmë shekulli, kambana ka dërguar mesazhe të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e popujve për të jetuar në paqe e harmoni”.

