Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e përcjellë lajmin nëpërmjet “Facebook”
Ja postimi:
“Biza ‘22” mbyllet me një prej arritjeve më domethënëse të Forcave tona të Armatosura, certifikimin e Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë sipas standardeve të NATO-s. Rritja e nivelit të gatishmërisë së Aleancës, imediate në realitetin e ri të sigurisë. Sfida e radhës “Defender 2023”. Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA.
Mbi 1000 trupa dhe mbi 200 mjete pjesë e Grup – Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë u certifikuan si “të gatshëm për luftim” dhe vendosen në dispozicion të NATO-s për t’u dislokuar kudo dhe kurdo aleatët kanë nevojë.
Prej një jave, grup-batalioni po zhvillon stërvitjen në Bizë, ku kanë testuar që nga kapacitetet e zhvendosjes larg venddislokimit të përhershëm, e deri te realizimi i qitjeve me të gjitha armët e këmbësorisë.




