Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në konferencën e sotme para gazetarëve u pyet se kur do të zhvillohet protesta e radhës.
Meta tha se pranvera e protestave ka nisur…
“Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin, revoltën, problemi e sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi në mënyrë që ky padurim të kthehet në një forcë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë dhe kështu do të ndodhë”.

