Kështu shkruan në “Facebook” ish presidenti Ilir Meta, duke ju referuar gjithë çfarë ka ndodhur javët e fundit me hakerimin e platformës qeveritare.
Ja postimi ì tij :
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.
Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

