Deputeti i qarkut Kukës dhe i Tropojës, Isuf Çelaj, vë në dukje gjithë pasojat, falënderon ata që ndihmuan, por bën thirrje për më shumë mbështetje nga qeveria.
Ja postimi i tij në rrjetet sociale:
🆘Situata sot pas ndërprerjes së reshjeve e rrëbeshit të shiut në rrethin e Tropojës paraqitet më e qetë, por emergjente për strukturat shtetërore të Energjencave Civile të Ministrisë Mbrojtjes, Autoriteti Rrugor Shqiotar(ARrSH), Prefekturës Kukës dhe atyre lokale të Bashkisë Tropojë është evidentimi i të gjitha dëmeve duke i materializuar edhe me një faturë financiare. Dëmët janë të mëdha dhe dihet që Bashkia nuk ka kapacitetet as financiare e as flotën e mjeteve për situata të tilla.
Nga terreni është evidentuar se:
📍Dëmet më të mëdha paraqiten në rrugët e fshatrave: Vlad, Zherkë, Viliq, Kam,Kepenek, Zogaj, Berishë, Radogosh, Visoçë në Njësinë Administrative Bytyç dhe në fshatrat Degë, Tpla, Dushaj dhe Rajë në Njësinë Administrative Fierzë. Situata e vështirë paraqitet po ashtu edhe në rrugën e Lekbibajve, Gjonpepaj etj të Njësisë Administrative Nikaj Mertur
Si dhe në fshatin Fushë-Lumi Njësia Administrative Margegaj.
📍Dëmtime të shtyllave dhe të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike për këto fshatra.
📍Dëmtime të prodhimeve të fshatarëve dhe të fermave të bagëtive e atyre me bletë.
📌Këto fonde duhet t’iu rialokohen me urgjencë nga ana e qeverisë sepse këto fshatra janë thuajse të paralizuara dhe nevoja për dorën e shtetit është mëse e domosdoshme. Le të lëmë mënjanë propagandën dhe të ndërmarrim veprime konkrere në ndihmë të banorëve të këtyre fshatrave.
🔹Një falenderim shkon për bizneset e këtyre zonave që angazhuan të gjitha mjetet në ndihmë të banorëve.






