Hakerat iranianë, që goditën sistemin TIMS, para një jave në vendin tonë kanë publikuar disa prej email-eve të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Mirëpo, ditët që ndodhi ngjarja, kryeministri Edi Rama, por edhe të tjerë ministra, pohuan se nuk është vjedhur asnjë e dhënë personale ose sennsitive shtetërore.
Dhe si për të hedhur poshtë deklaratat e qeverisë shqiptare ata (hakerat) kanë publikuar të dhëna mbi familjen e Gledis Nanos si dhe hyrje-daljet e tij në vend nga pikat e kalimit kufitar tokësor, por edhe nga aeroporti.
Është publikuar gjithashtu edhe numri i pasaportës së Gledis Nanos.

