Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë një mrekulli pak e njohur ndër ne.
Ky park ka 34 mijë ha pyllnajë.
Fushë Studën ka një lartësi 1100m mbi nivelin e detit.
Vetë maja e Shebenikut është 2264 m e lartë
Pika më e ulët e parkut është 300 m.
Distanca nga Librazhdi deri në Fushë Studë është 23 km, në një rrugë që gjarpëron midis peisazhesh shplodhëse, por jo e gjitha e asfaltuar.
Takova, bisedova e piva raki kumbulle me njerëz mikpritës, punëtor e fisnik.
Natyra…
Lumi Qarrishtë, një lum lokal bashkohet me Shkumbinin dhe tretet brenda tij.
Lumi Borova derdhet në Drinin e Zi, ndërsa Bushtrica i bashkangjitet Shkumbinit gjithashtu.
Lugina e Kusarit është një pikë që vizitohet për bukurinë, por me ndroje se ndoshta ndonjë kusar ende vërtitet asaj bukurie.
Pastaj kujtohem se kusarët nuk janë romantik dhe ndihem lirshëm në atë drejtim.
Fauna e parkut përbëhet nga ariu, kaproll, dhi e egër, rrëqebull, lepur, sorkadh, derr i egër, macja e egër, ujk, vidra, shqiponja, qukapik, krahë thati, gjel i egër.
Brenda parkut ndodhen14 liqene akullnajor.
Flora zotërohet nga bredhi, pisha e zezë, ah, lis, shkoza, bushi, dëllinja, çaji malit, zambaku, aguliçe, salep etj.
Ah, Stebleva ishte vetëm 9 km larg nga Fushë Studa, por më duhej të kthehesha me premtimin për ta vizituar së afërmi.
Mos harroni…
Është shumë pranë.
Tiranë – Fushë Studën vetëm 93 km.






