Ekuadori nuk është më “han pa porta”.
Qeveria e vendit ka vendosur sistemin e vizav për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt “parajsës ekuadoriane”.
Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 24 Gusht dhe duket se shkak është bërë numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë aty për t’u përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.
Lajmin e ka njoftuar gazetarja Fatjona Mejdini, e cila ka bërë një vizitë dhe është kthyer nga Ekuadori.
Mejdini shkruan në rrjetet sociale:
“Ekuadori qe nga data 24 Gusht e ketij viti ka vendosur viza per te gjithe qytetaret shqiptare. Shkak eshte beri numri i larte i shqiptareve te cilet udhetojne aty per tu bere pjese e trafikut illegal te droges. Por ironikisht, ata qe penalizohen jane qytetaret e thjeshte shqiptare, trafikantet nderkaq kane pasaporta te huaja apo leje qendrimi te ketij vendi”, shkruan Mejdini.




