Deputeti demokrat i Peqinit, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë.
Ai ishte duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, kur tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës.
Sipas tij urdhrat e arrestit ishin për biznesmenët që ndërtojnë pa leje në kryeqytet, por që është anulluar prangosja e tyre me urdhër
“Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit, mbrëmë kanë dalë tre urdhra-arresti për tre oligarkë dhe janë tërhequr të tre. Nuk po i them emrat.
I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar”, tha ai.

