Një burrë 75 vjeç ndërsa udhëtonte me tren, lexonte gjatë gjithë kohës thuajse pa e ngritur kryet.
Në krah të tij udhëtonte një student që lexonte edhe ai një libër voluminoz shkencor.
Ndërkohë djali student vë re se libri që po lexonte i moshuari ishte Bibla dhe pa shumë rreth e rrotull i drejtohet të moshuarit: “Beson akoma n’atë libër të mbushur me përralla e fabula?”
-Po sigurisht,-përgjigjet i moshuari.-Por ky nuk është libër përrallash as fabulash, është fjala e Zotit. Ju djalosh mendoni se bëj gabim?
Studenti prap i drejpërdrejtë: – Patjetër kotësi. Mendoj zotni se do të ishte më mirë t’i dedikoheshit studimit të shkencës dhe historisë së botës.
Do ishte shumë ma e vlefshme me studju e kuptu ndryshimet e mëdha që solli Revolucioni Francez i para njëqind vjetëve, sesi e nxori njerëzimin nga miopia, marrija, budallëqet e rrenat e religjionit.
Vetëm njerëzit e pakulturuar e fanatikët i besojnë këto budallëqe tashmë.
Shumë ma mirë do kishte me qënë me u interesu ç’thonë shkencëtarët për këto gjëra…
I moshuari krejt i qetë e pyet: -Këto gjëra mendoni ju se thonë shkencëtarët tanë?
Studenti duke u ngritur tha,-shikoni më duhet të zbres tek ndalesa që vjen e jam pa kohë t’jua shpjegoj.
Po të dëshironi më lini emrin dhe adresën tuaj. Do t’ju dërgoj materjale shkencore me postë në këtë mënyrë do iluminoheni dhe ju mbi çështjet reale që i intersojnë botës.
I moshuari nderkohë nxjerr letër-vizitën nga xhepi i kapotës dhe ia jep djaloshit.
Studenti sapo lexoi emrin e personit me të cilin kishte folur, niset drejt daljes i turbulluar duke e ndjerë veten më keq se budalla.
Në letër-vizitë shkruhej:
Profesor Doktor Louis Pasteur;
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombtar Francez.
Një nga parabolat e moralit:
Nuk i kushton shumë durimi një personi të kulturuar me bâ idiotin para injorantit që përpiqet të bëjë të kundërtën.

