Ministrja e Arsimit Evis Kushi, deklaroi sot nga Kongresi Kombëtar i Arsimit, se flitet shpesh për të rinjtë që largohen nga vendi.
I josh Gjermania, tha ajo, sepse është duke u plakur dhe kërkon mosha të reja e vitale.
Po punojmë për këtë çështje, tha ajo, duke pregatitur projekte dhe mundësi që të rinjtë të ndërtojnë karrierën dhe suksesin në atdhe.
“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore siç është Gjermania por jo vetëm.
Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë”, deklaroi Kushi.



