Kështu shprehet nënkryetari i PL-së, Agim Nesho, teksa bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur nga kjo parti më dt 13 shtator te inceneratori i Tiranës.
Ja postimi i plotë i tij:
Protesta e 13 Shtatorit, Protesta Qytetare kundër një qeverive që mashtron dhe vjedh Popullin e saj
Më 13 shtator të gjithë do të mblidhemi tek inceneratori i Tiranës, vendi i krimit të një qeverie që vjedh dhe mashtron popullin e saj, që vret shpresën dhe besimin tek e ardhmja.
Më 13 shtator do të mblidhemi tek vendi i krimit të aferës korruptive të përmasave botërore, ku nuk ka trupa viktimash si dëshmi, por trupi i vuajtur i një populli të papunë, pa bukë, i vjedhur edhe në varfërinë e tij, nga një klikë hajdute që ngre pasurinë e saj në poshtërimin e popullit të saj.
13 Shtatori është dita e protestës së qytetarëve Shqiptarë që nuk pranojnë mashtrim dhe vjedhje.
Është dita për të mbrojtur të drejtat tona, Shtetin tonë, të Ardhmen tonë.


