Një premtim që u realizua nga ambasadorja jonë në Greqi, znj Luela Hajdaraga, një premtim që gëzon shqiptarët në këtë vend, një premtim që çon mundin dhe djersën e punës së derdhur drejt vlerësimit.
Askush nuk e besonte që kjo ambasadore do të realizonte këtë premtim lidhur me njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Greqi.
Jo pak, por 300 mijë shqiptarë janë pranë njohjes së kontributeve të tyre, njohjes së pensioneve të pjeseshmë.
Janë mijëra gra shqiptare të nderuara që kanë kontribuar nga xhepi i tyre, janë këto gra që me në fund shohin shpresë për të marrë atë që u takon.
Njohja e pensioneve të pjesëshme ishte një nga problemet më të rëndësishme të emigracionit shqiptar në Greqi.
Ishte premtuar prej vitesh, por…
Ndodhi dhe kjo falë punës së vazhdueshme të ambasadës sonë që uli në një tavolinë për një marrëveshje dy vendet tona fqinje.
Jo më vonë se dy vite pritet të dalë ligji, ku padyshim do të ketë edhe propozime nga vetë emigrantët.
Respekte zonjës ambasadore dhe Zoti e bekoftë për punën e saj fisnike, por mbi të gjitha mirënjohja shkon për komunitetine emigrantëve shqiptarënë vendin helen, të cilët kanë dëshmuar merita dhe sakrifica.

