Dihet që wrestling është një sport spektakli dhe që “gladiatorët” në ring bëjnë gjëra të çuditshme për të siguruar fitoret.
Gjithësesi këtë herë vëmendjen e ka marrë Çelsi Grin, një modele e faqeve për të rritur.
Ajo për të ndihmuar bashkëshortin e saj Met Kardona, ka kaluar në një shfaqje publike sa të çuditshme, po aq efektive…
Kardona po mundej në duelin për titull dhe ishte në situatë të vështirë, kur 31-vjeçarja Çelsi Grin, edhe ajo vetë një luftëtare në wrestling, u ngjit pranë ringut.
Çels, me vrull ngriti lart bluzën që mbante veshur duke i treguar gjoksin kundërshtarit dhe duke e shpërqendruar këtë të fundit, aq sa bashkëshorti i saj, ia doli të fitonte ndeshjen.
Një veprim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka marrë duartrokitjet e publikut në aktivitetin që po zhvillohej në Çikago, ku prania e Grin ishte e papritur.
Kjo e fundit kalon më shumë kohë larg ringut pasi është një modele e “Playboy”, ndërsa së fundmi ka hapur llogari edhe në “Only Fans”, faqen ku shpërndahet nëpërmjet pagesës edhe materiale me përmbajtje erotike e pornografike.



