Kështu shkruan zv.kryeministrja Belinda Balluku në “Facebook” teksa ka marrë pjesë në Forumin Energjitik të Europës Juglindore në Selanik.
Ja postimi i saj:
Në Forumin⚡Energjetik të Europës Juglindore, në Selanik të 🇬🇷. Padyshim kriza energjetike që ka prekur të gjithë 🌍botën e ka vendosur këtë sektor në qendër të vëmendjes. Kjo situatë tregoi edhe një herë rëndësinë e 🤝bashkëpunimit rajonal dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të reja gjeneruese. 🇦🇱Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në këto drejtime, duke u mbështetur gjithashtu në ndihmën e vyer të partnerëve tanë strategjik. Ambasadorja Kim, theksoi gjatë forumit, angazhimin e SHBA për të ndihmuar vendet e Europës Juglindore, në përballimin e krizës energjetike dhe planeve për zgjidhje afatgjata. Vetëm përmes bashkëpunimit, 📉kursimit dhe mirë menaxhimit do ja dalim ta kapërcejmë edhe këtë situatë të vështirë, si dhe të hedhim themele të forta për të përballuar çdo sfidë në të ardhmen.



