Një ylber që shfaqet natën? Edhe pse në pamje të parë duket si i sajuar, realiteti është shumë ndryshe!
Një ylber hënor është ylber i prodhuar nga drita që reflektohet nga sipërfaqja e hënës dhe jo nga rrezet e diellit. Për shkak se drita zakonisht është shumë e zbehtë për sytë e njeriut, është e vështirë që të dallohen ngjyrat në një ylber hënor.
Kjo është më e lehtë për të parë, kur hëna është e ndritshme dhe ulët në qiell, kur qielli është shumë i errët dhe sigurisht kur bie shi. Ky kombinim fenomenesh i bënë ylberët hënor shumë më të rrallë se sa ylberët e prodhuar nga rrezet e diellit.

