Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot konfiskimin e një tjetër sipërfaqeje ndërtimi pa leje.
Çuçi njoftoi se janë zbuluar 1200 m² shtesa kati pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor. Shtesa pa leje është në kompleksin e pallateve në ndërtim e sipër nga firma e Pëllumb Salillarit.
Kujtojmë se dje zvkryeministrja Belinda Balluku shkoi vetë në Farkë, ku u vu nën sekuestro një pallat 9-katësh, që i përket biznesmenit Lul Morina.

