Ai më pret në kafen pranë shkollës.
Ulet në tavolinën afër dritares dhe shikon rrugën nga eci unë.
Ngjis shkallët…
Kontrolloj me sy sallën dhe ulem pranë tij.
Më pret kafja dhe uji, bidonin e së cilës e hap ai. ( duart e mia delikate nuk e hapin dot..🤣🤣🤣)
Vështroj filxhanin e kafes me pjatën sipër se mos ftohej nga vonesa ime…
Bejme biseda të ndryshme dhe ngutet që unë të iki në punë…
Është ati im, 86 vjeçar…
Dashuria që nuk thinjet kurrë…

