“BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor”, kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha teksa u pyet për deklaratën e Taulant Ballës se Bashkimi Europian do ta shpallë non-grata.
“Nuk ka asnjë informacion të tillë. BE ka një rezolutë të BE-së në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret pa asnjë proces gjyqësor, por duhet të jem i qartë, asgjë në botë nuk do mundet të ndalojë këtë projekt. Ky trend është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, sado miliona të shpenzojë, kjo lokomotive do të nxjerrë atë nga pushteti”, u shpreh kreu i PD-së.

