Bashkia numër dy për nga rëndësia dhe të ardhurat në vend e zhytur në borxhe! Dëshmi është relacioni i hartuar nga vetë institucioni në fjalë, i paraqitur në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak.
Po, po!
Bashkia e Durrësit, kryeqyteti i turizmit për këtë sezon veror, nuk ka shlyer borxhet ndaj OSHEE. Jo pak, por 81 milionë lekë të reja!
Ç’emër t’i vëmë?!
Punë e dobët për vjeljen e taksave apo favore për miqtë?
Në çdo rast, ata që penalizohen janë qytetarët durrsakë.
Pasi për t’i kthyer borxhin OSHEE, Bashkia ka menduar të shkurtojë buxhetet e dy projekteve të rëndësishëm:
1. Rikualifikimin dhe elementet urbanë në bllokun e parafabrikatëve në lagjes numër 18.
2. Rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa”.
Pa asnjë paralajmërim, pavarësisht se Bashkia ka rezervat e saj për këtë borxh, duke ngritur pikëpyetje, dashur pa dashur, mbi vërtetësinë e kësaj debie! Duke qenë kështu, cili nga institucionet po fsheh të vërtetën??? Bashkia Durrës, (Emiriana Sako) apo OSHEE (Adrian Çela)?
Përtej mosdakordësisë për këtë borxh kundrejt OSHEE, autoriteti vendor vendos ta shlyejë shumën e debisë prej 81 milionë lekësh.
Edhe këtë herë Bashkia nuk zhgënjen! Jo vetëm se nuk është e zonja e vetes, por sepse vepron në kundërshtim të interesave të taksapaguesve, të cilëve duhet t’i shërbejë!
Pas paaftësisë së qeverisjes Rama – Sako, qëndrojnë qytetarët e Durrësit, që duhet të paguajnë, jo vetëm borxhet e stisura, por edhe kusuret e qeveritarëve!
Igli Cara: Bashkia e Durrësit e zhytur në borxhe, 81 milionë lekë vetëm OSHEE.

Leave a comment Leave a comment