Kështu ka deklaruar Arsen Muskurti në prokurori :
Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën?Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di çafrë kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në rrugën “5 Maji”. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, ka shpjeguar Muskurti.