Është shkarkuar nga detyra prokurori i Tiranës Bajram Breçani.
KPK gjeti probleme në dy kritere, pasuri dhe profesional.
Pamundësi justifikimi të të ardhurave dhe një dosje me një të akuzuar për vrasje të cilit i ishte pushuar akuza.
Prokurori i Tiranës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të enjten më 1 shtator.
Gjatë seancës dëgjimore ai dha shpjegime për balancat negative të konstatuara në hetimin pasuror si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ndërkohë, Breçani mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Vlerësimi i fundit nuk mjaftoi që Breçani të mbetej në sistemin e drejtësisë.