Sot bëhen 25 vite që Nënë Tereza është ndarë nga jeta dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.
Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë tepër unike dhe impresionuar.
Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, e cila mban portretin e Nënë Terezës.
Artistja që ideoi dhe realizoi këtë monedhë është Orietta Rossi.
Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.
Në krye, në formë harkon lexohet mbishkrimi “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”.
Në fund është shënuar: “1997–2022” që përkon me 25 vjetorin e largimit në qiell të Shën Terezës.

