NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Profesorja gjermane:Shqipëri: “Befas na dilnin përpara kuaj…”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Profesorja gjermane:Shqipëri: “Befas na dilnin përpara kuaj…”

Neutrale
Last updated: 2022/09/04 at 8:21 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Anna Klein, profesore turizmi në Mynih, së bashku me të shoqin dhe dy të bijat, i kaloi pushimet e sivjetshme verore në Shqipëri. Në intervistë për DW ajo sjell përshtypjet si pushuese dhe specialiste e fushës.

Deutsche Welle: Zonja Klein, ju zgjodhët Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet me familjen tuaj. Si e morët këtë vendim?

Anna Klein: Ne donim të shkonim në jug me kamper-in tonë, sepse vitin e kaluar ishim në veri. Këtë radhë donim ta kishim pak më ngrohtë. Vendet e tjera, si Kroacia, Sllovenia etj.  i kishim vizituar, Shqipëria na u duk pak më ekzotike dhe ndryshe.Ju shkuat për diell, por përfunduat edhe në një stuhi të rrezikshme.

Po, patëm një “aventurë” në Kanionin e Langaricës, në Përmet, teksa po e përshkonim më këmbë. Ishte një rrugë që nuk kishte asnjë pikë uji. Sapo kishim mbërritur nga fundi, pamë që moti nisi të ndryshonte. U kthyem menjëherë me shpejtësi, gati me vrap. Ndërsa për të shkuar na ishin dashur 4 orë, kthimin e bëmë gati për një orë. Vetëm për një fije shpëtuam. Stuhia ishte e frikshme, me bubullima dhe vetëtima, qielli u nxi, nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Vajza e vogël, e cila është gjashtë vjeçe u tremb shumë.
Megjithatë, e gjithë përvoja në Shqipëri ishte shumë e bukur. 

Një nga pikat kulmore të udhëtimit ishte udhëtimi me anije në Liqenin e Komanit, thotë Anna Klein.

Si specialiste e fushës, cilat janë sipas jush përparësitë e turizmit në Shqipëri?

Natyra dhe pamja që të shpaloset nëpër udhëtime. Kombinimi mal, det, liqene. Do të veçoja udhëtimin me traget në Liqenin e Komanit, Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, me një panoramë mahnitëse. Rrugët janë më të mira se ç’i kisha pritur. Në veri të Shqipërisë, nëpër male kishte edhe vende ku rruga përfundonte, dhe pastaj ngushtohej shumë dhe bëhej e rrezikshme. Së dyti janë njerëzit, dhe ajo që më ka befasuar më shumë është se edhe në zonat më të thella gjen edhe më të moshuar që flasin anglisht. Për dy vajzat tona ishin edhe kafshët interesante. Vajzat tona numëruan gjithsej mbi 150 qenë. Në Shkodër ishte për ta një përjetim i bukur, sepse befas na dilnin në rrugë kuaj, lopë, dhi. Për fëmijët kjo është diçka e veçantë. Së treti, janë dhe trashëgimitë kulturore, por aty kërkon pak më shumë menaxhim.

Çfarë do të ndryshonit ju po ta kishit në dorë menaxhimin e turizmit në Shqipëri?

Unë do të insistoja që krahas rrugëve automobilistike të kishte edhe rrugë për këmbësorë. Dhe sa u përket kampingjeve, do të përmirësoja infrastrukturën e tyre: Për shembull, vendi për larjen e pjatave duhet të jetë i ndryshëm nga ai i dhëmbëve.  Në shumë kampingje, jo ato në breg të detit, por më në thellësi, kishte vetëm një banjë dhe asgjë tjetër. Për ne që vijmë me automjetet tona, është me rëndësi të gjejmë edhe vende ku të hedhim ujërat e pista, rrymë elektrike dhe çezma me ujë të rrjedhshëm. Por ne këto mangësi i prisnim dhe nuk na zhgënjyen. Ajo që na befasoi pak ishin mbeturinat e hedhura me vend e pa vend, në Parqe Natyrorë, Kombëtare, në liqene, në lumenj. Dhe kam përshtypjen se kjo ka të bëjë edhe me mentalitetin. 

Pjatalarje nën kurorën e ullirit në Himara Camping në Livadh. “Këtu kemi gjetur gjithçka që na nevojitej”, thotë Anna Klein. e cila së bashku me me të bijat (foto) dhe të shoqin, në gusht 2022, bëri një udhëtim me camper nëpër Shqipëri.

Ju i ratë Shqipërisë kryq e tërthor dhe takuat shumë turistë. Cili është turisti që haset me shepesh ne Shqipëri?

Kam përshtypjen se turisti tipik që vjen në Shqipëri, nëpër resorte dhe hotele buzëdetit, janë vetë shqiptarët, shumica nga mërgata që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, ose shqiptarë nga vendet përreth,

Kosova, Maqedonia e Veriut. Turistët perëndimorë, si ne, vijnë për të zbuluar vendin dhe për pak aventurë dhe nuk shqetësohen fort për mungesën e komfortit. Shumica e tyre vijnë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Polonia. ​​​

Qeveria shqiptare është duke i ristrukturuar zonat turistike. Cila do të ishte këshilla juaj?

E rëndësishme është që të mos përsëriten gabimet e bëra në vende të tjera, si për shembull në Kroaci, në Dubrovnik, që është vendi tipik i keqmenaxhimit turistik. Pra, nuk mjafton vetëm të promovosh dhe të bësh reklamë për turizmin, por duhet menduar qysh më parë edhe se si t’i drejtosh flukset e turistëve. Këtë tani për tani e bën vetëm infrastruktura e papërfunduar.

Shumë vende kanë mbetur të bukura, sepse nuk janë bërë ende rrugët automobilistike që të çojnë deri aty. Në Himarë kishte shumë plazhe ku nuk mund të shkoje me makinë, dhe ato kishin mbetur shumë të bukura. Por nëse shtrohet rruga automobilistike pa menaxhuar flukset e turisteve atëherë këto plazhe vetiu që do të prishen. Pra, duhen pasur parasysh kapacitetet e tyre. Dhe këto gjëra duhen planifikuar që më parë, në bashkëpunim me banorët e zonës. Sepse rreziku është, që kur është vetëm një investitor dominant, atëherë rajoni zhvillohet në një drejtim që mund të mos përkojë me interesat e banorëve të zonës.

Anna Klein është profesore turizmi, e specializuar në menaxhimin destinacioni, pranë IU, Universiteti Ndërkombëtar i Shkencave të Aplikuara, dega Mynih dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës Gjermane për Shkencat e Turizmit (DGT).


DW

Neutrale September 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?