Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot, se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila do të vizitojë Kosovën të ketë kujdes në deklaratat që do të japë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë nesër, më dt 5 shtator, një vizitë njëditore në Kosovë.
Brnabiç do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviçin.
Gjatë një konference për shtyp, Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.
Kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve, tha ai.
“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi, po ashtu pres që zonja Bërnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, u shpreh Kurti.

