Realiteti shqiptar i mbërthyer në një foto!
Duket sikur koha ka ndalur në vitin 1990, megjithëse diferenca është më shumë se 30-vjeçare.
Të ikësh nga Shqipëria, nga sytë këmbët! Pa ditur se çfarë të pret, duke rrezikuar edhe jetën.
Ky është mendimi i parë i çdo shqiptari që në këtë vend është i destinuar të luftojë për mbijetesë.
Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë kësaj situate të pashpjegueshme në sytë e tyre, për një vend si Shqipëria, ku nuk ka luftë, por “luftohet” çdo ditë për të ikur.
Kjo është kronika e një.të ardhmeje të paralajmëruar!
Të njëjtat ndjesi, të njëjat përjetime, të njëjtat pamje drithëruese, që të lënë pa fjalë, si në vitin e largët 1990, atëherë kur fati i Shqipërisë ishte në udhëkryq.
Shqiptarët janë prerë në besë nga qeveria e tyre!
Vetëm ndryshimi nga rrënjët i më shumë se 30 viteve më parë, do ta frenonte këtë shpopullim të frikshëm, që ka tejkaluar në përmasa edhe eksodin e viteve ’90.
Po vetë shqiptarët do ta sjellin ndryshimin?!
Igli Cara/ Arratia-kryefjala shqiptare
Leave a comment Leave a comment