NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
    2 hours ago
    Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
    15 hours ago
    Kreu i PD, Sali Berisha: Edi Rama është bishë e plagosur, nuk e merr më veten kurrë! Kjo sepse Shqipëria ka opozitë të vërtetë
    3 days ago
    Foltore në Peshkopi/ Sali Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat. Shqiptarët më të keq paguarit në rajon
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeniale nga Google për të zbuluar talentet më të mira
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
Kryesore Politikë
Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
Të tjera
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti
Aktualitet Kryesore
Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
Kryesore Politikë
Protesta e thirrur nga PD/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe masat e marra
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeniale nga Google për të zbuluar talentet më të mira

Neutrale
Last updated: 2022/09/04 at 8:20 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Nëpërmjet programeve si “Google Project Management Certificate”, një kurs profesional certifikimi në internet që ofrohet falas nëpërmjet Coursera, Google po ndryshon metodat tradicionale të punësimit të personelit

 

Google është një nga kompanitë më të pëlqyera në botë për punëmarrësit, sipas një studimi nga Universum, e cila ka edhe disa nga punonjësit më të talentuar në botë.

Por, nuk janë thjesht emri dhe reputacioni i gjigantit të teknologjisë faktorët që po tërheqin kandidatët. Në fakt, janë kërkesat e kompanisë për pozicione të ndryshme, ose më mirë, mungesa e tyre.

Kandidatët nuk kanë më nevojë të kenë CV të shkëlqyera, letra motivimi dhe vite të tëra përvojë pune. Google po zbulon talentet kryesore që nuk kanë asnjë diplomë apo përvojë pune. Qasja e Google është e ngjashme me “testin me dy duar” të Elon Musk, për të gjetur talentet më të mira, pa qenë nevoja për diploma. Metoda e Google është më e veçantë, pasi eliminon edhe nevojën e përvojës së punës.

Nëpërmjet programeve si “Google Project Management Certificate”, një kurs profesional certifikimi në internet që ofrohet falas nëpërmjet Coursera, Google po ndryshon metodat tradicionale të punësimit të personelit. Pas përfundimit të kursit të certifikimit, Google u jep studentëve të interesuar  mundësi për t’u angazhuar në një nga pozicionet e menaxhimit të projekteve.

Në vend që t’i analizojë kandidatët nëpërmjet arsimit ose përvojës së tyre, kompania e mat aftësinë me rezultatet nga kursi i trajnimit. Nëpërmjet kësaj mënyre, Google po zbulon jo vetëm menaxherët më të mirë të projekteve në botë, por menaxherët e projekteve që kanë aftësitë e nevojshme për të ndihmuar  ekipet e kompanisë që të arrijnë në një nivel tjetër.

Google po demokratizon mënyrën e punësimit, duke përdorur tre elemente kyçe për të gjetur talentet më të mira. Pothuajse çdo biznes mund të përdorë kuadrin bazë që qëndron pas strategjisë gjeniale të kompanisë me vlerë mbi 1 trilion dollarë, për të ndërtuar ekipe më të mira.

 

Zbuloni inovatorët nga një numër më i madh kandidatësh

Kursi i certifikimit falas nga Google për menaxhimin e projekteve po ndihmon në mënyrë efektive për t’i hapur pozicionet e menaxhimit të projekteve ndaj kujtdo.

Duke hequr kufizimet standarde, si arsimi i lartë apo përvoja e drejtpërdrejtë, kompania po krijon një rrjet shumë më të madh ndaj grupit të kandidatëve të mundshëm.

Në realitet, shumë profesione nuk kanë nevojë për diplomë që të kryhen. Nëse kompanitë nuk i marrin në konsideratë kandidatët pa një diplomë në një fushë të caktuar, ose edhe ata pa diplomë fare, kjo mund të ishte e dëmshme për të gjetur njerëzit më të përshtatshëm për një rol të veçantë brenda organizatës. E njëjta gjë vlen, në shumë raste, edhe me përvojën e drejtpërdrejtë.

Ka raste kur është në dobi të punëdhënësit që kandidati të mos ketë përvojë të mëparshme në këtë fushë. Kjo është sidomos e vërtetë për ekipet ose organizatat inovative, të cilat nuk duan që

gjërat të bëhen ashtu siç janë bërë gjithmonë, ose kur bizneset përpiqen të dallojnë nga konkurrentët, duke i bërë gjërat ndryshe.

Mungesa e përvojës ofron mundësinë për të pasur perspektiva dhe ide të reja. Në fakt, sipas Fast Company, një kompani zbuloi se punonjësit që nuk kishin përvojë ua kalonin atyre që kishin 10 deri në 15 vite përvojë në shitje.

Jepini përparësi vlerësimit të aftësive

Marrja e një numri sa më të madh aplikimesh nuk është qëllim në vetvete. Synimi është gjetja e kandidatit më të mirë për një rol të caktuar.

Kështu, për Google nuk do të kishte vlerë numri i lartë i aplikantëve, nëse nuk do të kishte një mënyrë për të filtruar kandidatët dhe për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre. Arsyeja pse kursi i trajnimit falas në internet është një ide gjeniale, lidhet me faktin se ai shërben si portofol për aplikantët.

Kjo do të thotë se Google ka një volum të jashtëzakonshëm informacioni për çdo aplikant, pas mbledhjes së përgjigjeve të detyrave të plotësuara nga aplikantët. Rezultati i kësaj qasjeje është që çdo aplikant është në gjendje të sigurojë një portofol që tregon punën e tij, procesin e të menduarit, mënyrën e drejtimit dhe aftësitë e komunikimit.

Dhe, më e rëndësishmja, kursi imiton në mënyrë efektive pozicionin e vërtetë të punës, duke treguar aftësitë e kandidatit për t’u përshtatur në atë punë.

 Investoni në trajnimin e punonjësve

Arsimi formal, ashtu si dhe përvoja e mëparshme, nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është gati për të hyrë në tregun e punës. Çdo biznes funksionon ndryshe, kështu që, pavarësisht pozicionit për të cilin po kërkoni kandidatë, punëdhënësit duhet të investojnë në trajnimin e punonjësve.

Duke pasur kandidatë që zotërojnë aftësitë e duhura, punëdhënësi eliminon nevojën që ata të përmbushin kërkesa specifike për arsimin apo përvojën. Kuptohet që biznesi mesatar nuk është në gjendje të krijojë një kurs certifikimi falas në internet si Google. Megjithatë, ka shumë mënyra për të përmirësuar procesin e punësimit, duke u dhënë përparësi aftësive më tepër sesa arsimit apo përvojës.

Një nga mënyrat më të shpejta për ta arritur këtë është duke i kushtuar më shumë rëndësi trajnimit të punonjësve të rinj, për t’i bërë ata ashtu siç dëshironi ju që të punojnë, dhe jo siç i ka trajnuar ish-punëdhënësi i tyre.

Në fund të fundit, nëse doni të dalloheni nga konkurrentët tuaj në tregun ku ushtroni aktivitetin, do t’ju duhet t’i bëni gjërat ndryshe.

Kjo nënkupton gjetjen e talenteve të reja, me një nivel të lartë aftësish dhe perspektivë ndryshe. Kufizimi i rrjetit tuaj të kandidatëve vetëm tek ata që kanë një arsim formal dhe shumë vite përvojë në këtë fushë, është një mënyrë e shpejtë për të kufizuar aftësinë e ekipit për të qenë inovativ dhe për të reduktuar mundësinë e biznesit për t’u diferencuar në një treg shumë të madh. / INC

Neutrale September 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
2 hours ago
Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
2 hours ago
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti
15 hours ago
Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
15 hours ago
Protesta e thirrur nga PD/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe masat e marra
16 hours ago

Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.

Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti

Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?