Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë, përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 131 qytetarë, ndërsa janë shëruar 184 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.



