Aktivistët e Partisë Socialdemokrate në Kosovë kanë gjuajtur me miell sot Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Njëri nga aktivistët i është sulur ministrit dhe e qëllon me miell teksa thotë “këtë e ke për punëtorët”. Në video shihet ministri i cili ecën deri tek makina pa thënë asnjë fjalë.
Kjo përplasje vjen pasi ministri Murati vendosi të mos kalonte pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore të cilët zhvilluan një grevë.