Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy punonjësve të policisë, të cilët po udhëtonin me një makinë private.
Njëri prej tyre ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme kurse tjetri punonjës i Policisë Kufitare.
Fatmirësisht efektivët nuk janë plagosur, por ngjarja është alarmuese.