Krijuar në vitin 1957, eshte universiteti i parë në Shqipëri.
Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me 7 fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.
Fakultetet: Viti 1991- 2013
• Fakulteti i Ekonomisë
• Fakulteti i Drejtësisë
• Fakulteti i Shkencave të Natyrës
• Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
• Fakulteti i Shkencave Sociale
• Fakulteti i Histori-Filologji
• Fakulteti i Mjekësisë, i cili prej vitit 2013 u shkëput mbasi u krijua Universiteti i Shkencave Mjekësore.
Aktualisht Universiteti i Tiranës ka 6 fakultete.
Foto e ballinës ishte “ikona” e Universitetit, tashmë Univetsiteti Politeknik