Një poezi e mrekullueshme nga shkrimtari Balil Gjini
Ja tek je përsëri:
Arixheshkë e bukur gjithë nishane e
Rruaza të rreme.
Aty, mes rrëmullës e gjullurdisë së botës.
Ja tek je:
Kasolle kallamash në mes të ujrave,
Lëndinë e lënduar,
Truall i fituar nga kullusmat e harresës.
Krimbflutura ime e dashur
Rënë mbi pëllëmbën leshtore të rastësisë!

