Lojtari i kombëtares shqiptare, Armando Broja mbetet te Çelsi.
Tashmë klubi i famshëm anglez i ka besuar atij të ardhmen e sulmit.
Londinezët kanë zyrtarizuar në pasditen e të premtes rinovimin me një kontratë tunduese duke e lidhur me këtë ekip deri në vitin 2028.
“Jemi të kënaqur që Armando i është përkushtuar Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara”, ka deklaruar pronari i klubit, Todd Boehly.