Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njofton në rrjetet sociale, se sot në Beograd, në kuadër të “Open Balkan” u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë në fushën e Minierave dhe Energjisë.
Ja postimi i plotë i saj:
📍Beograd, në kuadër të Open Balkan, ✍️nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me Qeverinë e 🇷🇸Serbisë në fushën e Minierave dhe Energjisë. Një marrëveshje që zgjeron 🤝bashkëpunimin mes dy vendeve tona në këto dy sektorë të rëndësishëm dhe që vjen si rezultat i një sërë diskutimesh të nisura që prej muajit korrik në Tiranë përmes grupeve të përbashkëta të punës. Sa i takon minierave, fokusi është tek rezervat tona të qymyrit si dhe hartimin e një mekanizimi lidhur me shfrytëzimin e tyre, ndërkohë që sektori ⚡energjetik i referohet projektit të terminalit LNG në Vlorë, e cila gjithmonë e më qartë po shihet si një zgjidhje për të garantuar sigurinë e furnizimit në 🇦🇱Shqipëri e rajon.



