Së paku dy herë, Perëndimi I dëshiruar bëri kompromise të pafalshme, për të cilat nuk vlenë asnjë ndjesë.
Të dy herët ndau fitoren me Lindjen, ku Lufta Kundër Lirisë së Individit nuk reshti kurrë.
Më herët me Musteqen, J.V. Stalin dhe herën e dytë me Njeriun me Blanë (Shenjë në Ballë). Perëndimi e la Lindjen të binte nën peshën e vet, pa investuar, pa menduar se Krimi mbi Njeriun mbetet krim.
Gorbi, thjesht fshehu dobësinë e Rusisë Sovjetike. Veçoi për ruajtje farën e dimrit të dhunës mbi Lirinë, që gjithnjë ushtrohet mbi Individin edhe pse duket sikur ushtrohet mbi TURMAT.
Perestrojka dhe Gllasnosti?! Thjesht “reforma lindore”!
Së paku shqiptarët e dinë kuptimin e fjales Tranzicion.