Kështu shkruan Enkelejd Alibeaj në “Facebook”, mbasi u zyrtarizua shkarkimi i Dfejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ja postimi:
Situata kriminale në Shqipëri është katastrofike dhe ndërrimet e emrave në kupolën e Policisë së Shtetit nuk mund ta zgjidhin këtë situatë.
Kjo sepse në krye të hallkës së rendit qëndron kryeministri Rama, njeriu që nuk ka vullnet për të luftuar me krimin dhe tentakulat e tij që janë të shtrira në çdo segment të jetës së shqiptarëve.
Vrasjet, ngjarjet e rënda kriminale, telenovelat me emra të kërkuarish nga policia dhe përfshirja e policisë në këto skema, janë tregues i qartë se përgjegjësia është e Edi Ramës. Pa largimin e tij ështe e pamundur që krimi dhe përfshirja e tij në politikë e kudo të marrë fund.